Ferid Agani propozohet për president

25 nëntor 2020 | 12:52

Dega e Partisë së Drejtësisë në Gjilan ka propozuar kryetarin e kësaj partie, Ferid Agani për president të Kosovës.

Me këtë rast, kjo degë ka vlerësuar se Agani ka potencial për ta ushtruar detyrën e presidentit.

“Prof. dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij propozohet kandidat për pozitën e presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së, Dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik”, është thënë në njoftimin e Degës së PD-së në Gjilan.

“Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, por edhe ajo politike sidomos kur është fjala për pozitën e Presidentit, do të gjenerojnë probleme sociale, politike, ekonomike dhe ato do të jenë aktive edhe për një kohë të gjatë”, është thënë në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është asfaltuar rruga në Lagjen e Shasivarëve të Bresalcit të…