Ferit Idrizi, vë lule te varri i Hasan Prishtinës në Kukës: Do ta kem udhërrëfyes

07 shtator 2021 | 20:48

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, sot ka vizituar varrin e patriotit të shquar Hasan Prishtina në Kukës, dhe me këtë rast ka deklaruar “Udhërrëfyes do ta kem edhe si kryetar i komunës së Vushtrrisë, pasi konsideroj se do të ishte nderi më i madh për këtë kolos të kombit”.

Z. Idrizi ka theksuar po ashtu se “si kryetar komune do t’i mbështes të gjithë krijuesit të cilët ofrojnë risi nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës. Një përkujdesje të veçantë e institucionale për shtëpinë e Zejnullah Begut, axhës së Hasanit në komunën e Vushtrrisë”.

Postimi i plotë i Ferit Idrizit:

Sot, në Kukës vendosa buqeta me lule tek varri i patriotit, vizionarit dhe humanistit të kombit Hasan Prishtina.

Kolosi kombëtar i lindur në Vushtrri, në rrugëtimin drejt lirisë së kombit dëshmoi edhe virtytet e dashurisë ndaj arsimit dhe dijes. Investimet e familjes fisnike Prishtina për arsimimin e të rinjve dhe të rejave treguan vizionin për krijimin e një shoqërie të dijes.
Patrioti Hasan Prishtina i dha shumë politikës dhe kombit, ishte frymëzim për shumë veprimtarë dhe ushtarë lirie.

Ishte dhe ka mbetur frymëzim i cili më ka përcjellë në veprimtarinë time në secilën etapë kohore.
Udhërrëfyes do ta kem edhe si kryetar i komunës së Vushtrrisë, pasi konsideroj se do të ishte nderi më i madh për këtë kolos të kombit.
Do të përkujdesem për rikthimin dhe fuqizimin e manifestimit “Ditët e Hasan Prishtinës”.
Si kryetar komune do t’i mbështes të gjithë krijuesit të cilët ofrojnë risi nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës.

Një përkujdesje të veçantë e institucionale për shtëpinë e Zejnullah Begut, axhës së Hasanit në komunën e Vushtrrisë.
Lavdi veprës së kolosit kombëtar Hasan Prishtina!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri spanjoll, Luis Enrique Martinez, doli në një konferencë shtypi…