Trajneri i Spanjës: Më pëlqen mënyra se si luan Kosova

07 shtator 2021 | 20:39

Trajneri spanjoll, Luis Enrique Martinez, doli në një konferencë shtypi para ndeshjes të së mërkurës kundër Kosovës dhe këmbënguli disa herë se pavarësisht asaj që mund të duket si favorit, Spanja do ta ketë shumë të vështirë të fitojë ndaj Kosovës.

“Më pëlqen mënyra se si luan Kosova, është e ngjashme me ne, pasi mundohet të luajë në mënyrë sulmuese me topin në posedim”, theksoi Enrique.

Dhe ai e justifikoi atë me faktin se “Kosova nuk mbyllet prapa. Ata janë të guximshëm, dhe luajnë përpara. Ata kanë shumë më pak pikë sesa meritojnë. Do të na vështirësojnë shumë gjërat nesër”.

I pyetur nga çështjet politike, ai pohoi se “atmosfera është e përsosur. Ne nuk kemi probleme të luajmë këtu. Ne thjesht duam të shijojmë futbollin përtej çështjeve politike”, tha Enrique.

Ndryshe ndeshjen e parë Spanja e kishte fituar me rezultat 3-1 kundër Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë…