Ferizaj, arrestohet një person për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

04 janar 2024 | 12:08

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

“Me datën 03.01.2024 rreth orës 17:30 policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj kanë ndaluar personin të dyshuar L.K ( M/K) i moshës 19 vjeçar , tek i cili është gjetur një paketim letre me substancë të narkotikëve, të marihuanës. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve, ndërsa pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e tij, ku është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa në oborr janë gjetur edhe dy qese të substancës narkotike me marihuanë, me peshë gjithsej 20.80 gram, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan, ka marrë vëmendje të madhe gjatë…