Ferizaj – Ballkani, përfundon pjesa e parë

19 shtator 2022 | 15:54

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Ballkani është në avantazh 0:1 ndaj vendasve, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Golin për kampionët në fuqi e realizoi Albion Rrahmani në minutën e 43-të. Ferizaj kishte disa mundësi të mira shënimi, por goditjet e lojtarëve nikoqirë shkuan jashtë portës.

Kjo përballje njëherit e përmbyll edhe xhiron e tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të…