Ferizaj befasoi Feronikelin, përfitojnë Prishtina e Llapi

13 prill 2019 | 18:20

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 27-të në IPKO Superligë.

Befasinë e kësaj jave e ka përgatitur Ferizaj, skuadër e cila po lufton për mbijetesë në elitë, duke shënuar fitore në duel me liderin e renditjes, Feronikelin, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 2:1.

Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e 41-të, me golin e Arbër Prekazit, me gjuajtje me kokë. Megjithatë, Ferizaj në pjesën e fundit të ndeshjes arriti ta përmbysë rezultatin me golat e Ermal Krasniqit në minutat e 76’ dhe 90’(+6’). Dështimin e Feronikelit e kanë shfrytëzuar Prishtina dhe Llapi, dy skuadrat e tjera në garë për titull. Prishtina me vështirë se sa është pritur e ka mundur KEK-un, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka realizuar Lorik Boshnjaku, në minutën e 36-të. Ndërkohë, Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e ka mundur Gjilanin, me rezultat 2:1, me golat e shënuar nga Mentor Zhdrella (22’) dhe Valmir Veliu (76’), derisa golin e barazimit të përkohshëm për gjilanasit e shënoi Endrien Magani (52’).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar nga një muaj paraburgim…