Ferizaj me donatorë nga jashtë

02 korrik 2019 | 17:41

KF Ferizaj që për disa vjet me radhë ka luftuar për mbijetesë dhe ka qenë edhe pjesë e Ligës së Parë, shumë shpejtë pritet të bëhet me sponsorizues të fuqishëm.

“KF Ferizaj së shpejti pritet të privatizohet nga një grup i firmave më të mëdha të qytetit tonë, por gjithashtu interesim për ta privatizuar klubin tonë kanë shprehur edhe disa investitor jashtë vendit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.

“Brenda kësaj jave pritet të finalizohet marrëveshja, dhe të fillojmë menjëherë me përforcimet në klub, që të jemi sa më konkurrent në sezonin e ardhshëm”, thuhet në ketë njoftim.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dalësh në veri të Mitrovicës sot të lë përshtypjen…