Ferizaj miraton dorëheqjen e Isufit

19 shkurt 2020 | 15:59

Bordi i skuadrës së Ferizajt e ka miratuar dorëheqjen e Bekim Isufit nga posti i trajnerit.

Ky klub që është pjesë e Superligës, ka njoftuar se deri në gjetjen e një trajneri të ri, skuadra do të udhëhiqet nga Burim Çerkini.

“Sot Bordi i klubit është mbledhur për të aprovuar dorëheqjen e trajnerit, Bekim Isufi. Ne si klub e falënderojmë trajnerin Bekim Isufin për punën e bërë deri më tani, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdim. Klubi jonë është në bisedime me disa trajner të njohur, për të zëvendësuar Bekim Isufin. Në ditët në vazhdim do të ju njoftojmë për trajnerin e ri të klubit tonë. Deri në zgjedhjen e trajnerit, klubin do ta udhëheq, Burim Çerkini”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për medie,…