Meta fton qytetarët që të protestojnë më 2 mars, kjo është arsyeja
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për medie, folur në lidhje me ‘grushtin e shtetit’ që po i bëjnë atij.
“Vazhdojmë me prova të reja me përpjekje të gjysmëparlamenti për të hedhur hapin final për grushtin e shtetit. Na thonë se kemi marrë mendimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Komiteti do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi me Presidentin e Republikës dhe ekspertë. Lidhur me këtë propozim-pra, për betimin tek Lana-Komiteti vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të kryhet në mënyrë të shkruar, sepse betimi si akt i lartë që kërkon prezencën fizike, gjithashtu sikurse dihet, që atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër siç ven gjysmë-parlamenti i dele-deputetëve”, ka thënë Meta.
Ai ka thënë se akti i betimit duhet të bëhet para presidentit të Republikës.
“Forma shkresore që propozohet-me ligjin antikushtetues – përveç se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar presidentit të Republikës. Akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal dhe duhet të kemi në konsideratë se presidenti mund ta refuzojë ceremoninë e betimit nëse ai nuk e konsideron në përputhje me Kushtetutën dhe kur këto konflikte krijohen mund të zgjidhen duke vënë në lëvizje organe të tjera si Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Meta.
Më tutje, presidenti Meta, ka bërë me dije se më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të presë qytetarët në shesh.
“Më 2 mars do të lidhim një besëlidhje për të shpartallua regjimin e oligarkëve. Më 2 mars të gjithë bashkë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Do të shkatërrojmë bazën e krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kërkojnë popullin e presidentit në ‘WhatsApp’ të porosisin poture të gjëra”, ka deklaruar Meta.