Ferizaj në vazon e parë, Istogu në të dytën

19 tetor 2020 | 16:07

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar të hënën për zonat dhe vazot e shortit për raundin e tretë të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Në raundin e tretë do të garojnë dy skuadra kosovare, kampioni Ferizaj dhe nënkampioni Istogu.

Shorti tërhiqet të martën nga ora 11:00.

Për shkak të situatës së krijuar me koronavirus, EHF-ja ka ndarë skuadrat në dy zona, për të kufizuar udhëtimet. Skuadrat kosovare të hendbollisteve janë në zonën e dytë.

Ferizaj është në vazon e parë së bashku me PAOK (Greqi), Azeryol (Azerbajxhan), Victoria-Berestie (Bjellorusi), HZRK Grude (Bosnjë-Hercegovinë), Yalikavaksports Club (Turqi), ZORK Jagodina (Serbi), ZRK Kumanovo (Maqedoni e Veriut).

Në vazon e dytë është Istogu. Pra nuk përjashtohet mundësia që përballje të skuadrave kosovare të kemi edhe në raundin e tretë. Në raundin e dytë Istogu e eliminoi Vushtrrinë.

Në vazon e dytë të zonës së dytë pos Istogut janë edhe Galychanka Lviv (Ukrainë), Izmir BSB (Turqi), Kavallieri RS2 (Maltë), Muratpasha Belediyesi (Turqi), ORK Rudar (Mali i Zi), Bjelovar (Kroaci), Naisa Nish (Serbi).

EHF-ja nuk lejon përballjet e skuadrave nga Kosova me ato nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri dhe analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Erdin Hashani,…