Ferizaj me zonë ekonomike

12 janar 2018 | 15:17

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur të premten në takim ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar për shumë çështje me rëndësi për zhvillimin e projekteve të rëndësishme për komunën e Ferizajt, konkretisht për fillimin e procesit të krijimit të zonës së re ekonomike, e cila sipas projeksioneve institucionale, do të jetë e veçantë për nga infrastruktura si dhe elementet tjera përcjellëse.

Ministri Hasani është zotuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të përkrahë fuqishëm iniciativën e kryetarit Aliu, duke gjetur mundësinë e financimit të projektit për ngritjen e infrastrukturës në zonën ekonomike e cila do të krijohet së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar të premten Qendrën…