Ferko boton romanin e pestë

05 dhjetor 2019 | 15:22

“Në anën e kohës së perënduar” është romani i pestë i autorit Mumi Ferko (alias Musli Berisha), i cili është botuar nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”

Ky roman, sipas botuesit, trajton një temë të rrallë në letërsinë shqipe: martesën e një kosovari me një serbe. “Lidhjen dhe martesën e tyre, pavarësisht prej pengesave të kombësisë dhe të fesë, i rrezikojnë edhe familja, shoqëria, sidomos partia. Ka në këtë vepër përzierje zhanresh mes romanit familjar, ditarit personal, vargje të baladës me temë të vëllavrasjes e dylberësh. Gjuha e tij është brenda rregullave të standardit të gjuhës shqipe kur kallëzohet nga narratori, kurse është jashtë këtyre rregullave kur shkruan ditar personazhi kryesor dhe kur bisedojnë me njëri-tjetrin personazhet e tjerë. Është një roman që, duke bërë hulumtime personazhi kryesor për vdekjen e dy vëllezërve (të atit dhe të xhaxhait), shqetëson të gjithë personazhet e tjerë të kohës së atyre dyve që i kanë njohur ata”, ka shkruar Armagedoni në kapakun e librit dhe ka bërë me dije se ngjarjet e romanit zhvillohen në Kosovë, kurse personazhet, të cilët flasin për enigmën e vdekjes së dy vëllezërve, janë nga rajone të ndryshme të saj, veçanërisht nga Drenica. Sipas tij, ky roman letërsisë shqipe i bën nder të madh sepse i shton vlerën nëpërmjet një teme të re dhe motiveve të shumta, po ashtu edhe me personazhe me tipare fizike dhe psikike karakteristike.

Mumir Ferko deri më tani ka botuar këto romane:

Kujtime në shishe

Ditët e kohës sime

Lakun e ruaj për vete

Gjakim për të pakthyeshmen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…