Fero pas lirimit nga paraburgimi largohet nga Kosova

03 shkurt 2023 | 14:23

Një muaj pas qëndrimit në paraburgim, Feronit Shabani i njohur si Fero është lënë i lirë.

Ai është shfaqur në rrjetet sociale ku ka treguar edhe disa dokumente që zbulojnë se ka marrë vizën angleze. “Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë”, ka shkruar Fero.

Pas lirimit nga paraburgimi ai duket se do të qëndrojë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.  Fero u akuzua për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë në një lagje të Gjilanit. Ai qëndroi 30 ditë në paraburgim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shitjet e përgjithshme të gjigantit teknologjik Apple kanë rënë me…