Feronikeli, 100 bileta për Fshatrat e Fëmijëve

16 korrik 2019 | 11:41

KF Feronikeli sot është nikoqir i skuadrës kampione të Uellsit, The New Sanits, për ndeshjen e kualifikimeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45. Për këtë ndeshje tejet të rëndësishme, Feronikeli dhuron bileta falas edhe për SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.

100 bileta janë dhuruar që të ndjekin nga afër skuadrën kampione të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger mori vëmendjen e medieve përsëri…