Feronikeli 74 dhe Prishtina ndahen baras

07 prill 2024 | 17:20

Feronikeli 74 dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e javës së 28-të të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre në pjesën e parë, që solli një përballje të barabartë.

Në pjesën e dytë, drenicasit ishin më të rrezikshëm, por nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.

Fiton Hajdari dhe Alban Shillova kishin raste të mira për Feronikelin 74 në këtë pjesën lojë.

Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Feronikeli ka 30 pikë dhe është në vendin e tetë. Prishtina gjatë 28 ndeshjeve ka marr 16 barazime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arritur që të zhbllokojë super duelin ndaj Manchester…