Feronikeli ’74 shpallet kampion në Ligën e Parë, siguron ngjitjen në Superligë

21 maj 2023 | 17:20

KF Feronikeli ’74 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra nga Drenasi u shpall sot kampione e Ligës së Parë – Grupi A.

Feronikeli ’74 luajti baras pa gola me A&N në ndeshjen e javës së 27-të dhe të fundit për këtë sezon.

Një pikë i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Granit Begolli që të sigurojë ngjitjen direkt në Superligë – nga pozita e parë.

Feronikeli ’74 e mbylli sezonin me 57 pikë. Nga ky grup i Ligës së Parë është Liria që do ta kërkojë rikthimin në elitë përmes barazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha sot se forcat…