Feronikeli dhe Llapi e nisin me fitore, Prishtina me barazim

17 gusht 2019 | 19:58

Sezoni i ri i Superligës, 2019/20, nisi zyrtarisht sot me tri ndeshje të zhvilluara, dy ndër të cilat ishin derbi lokal. Feronikeli arriti ta mposhtë Drenicën me rezultat 4:1, Flamurtari e ndali Prishtinën me barazim 1:1, ndërsa Llapi e mposhti klubin e ri në ligë, Vushtrria.

Tri skuadrat që sezonin e kaluar garuan mes vete për titullin e Ipko Superligës, sot e hapën sezonin e ri të këtij turneu. Përderisa Feronikeli dhe Llapi siguruan fitore, Prishtina arriti të shënojë vetëm barazim, raporton Gazeta Express.

Feronikeli 4:1 Drenica

Kampioni i Kosovës, që vitin e kaluar e fitoi edhe titullin e Ipko Superligës e edhe atë të Kupës së Kosovës, e nisi me këmbë të mbarë edhe sezonin e ri, pasi që shënoi fitore me rezultat 230 në derbin lokal kundër Drenicës. Ky ishte debutimi i trajnerit malazias Dejan Vukicevic në Superligë.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikelit fillimisht ia dha epërsinë Kastriot Rexha, ndërsa në pjesën e dytë kjo epërsi u dyfishua përmes Da Silvas, i cili shënoi gol nga pika e penalltisë.
Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha, pasi që Rexha shënoi sërish, në minutën e 69-të. Golin ngushëllues për Drenicën e shënoi Diar Prokshi në minutën e 80-të, ndërsa tre minuta para fundit Bojku e shënoi golin e katërt të Feronikelit.

Flamurtari 1:1 Prishtina

Fat të njëjtë nuk pati edhe Prishtina në derbin lokal kundër Flamurtarit, pasi që bardhekaltrit nuk arritën të sigurojë rezultat më të mirë sesa 1:0 kundër klubit tjetër kryeqytetas. Në stadiumin e Flamurtarit fillimisht kaluan në epërsi nikoqirët, përmes golit të shënuar nga Agron Bruqi qysh në minutën e tretë të ndeshjes. Mirëpo, kjo epërsi nuk u zgjati shumë, pasi që pas 11 minutave rezultatin e barazoi Ahmed Januzi.

Llapi 3:1 Vushtrria

E fat të ngjashëm me Feronikelin e pati edhe Llapi, që shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër klubit të ri në Ipko Superligë, Vushtrrisë, që sezonin e kaluar u shpall kampion i Ligës së Parë. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë fillimisht kaloi në epërsi Vushtrria përmes golit të Jasmin Raboshtës, mirëpo Llapi e barazoi rezultatin në pjesën e dytë përmes Enis Zabërgjës. Pikërisht Zabërgja e shënoi edhe golin e epërsisë, para se Arbnor Ramadani ta siguronte fitoren.

Nesër do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e tjera të javës së parë të Ipko Superligës, të cilat do të fillojnë gjithashtu në orën 17:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një postimi në llogarinë e vet në "Facebook", kryeministri…