Feronikeli pa problem kualifikohet në finale

01 maj 2019 | 17:18

Liderja e IPKO Superligës, Feronikeli pa ndonjë problem ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës.

Skuadra nga Drenasi kishte shënuar fitore në ndeshjen e parë në Suharekë ndaj Ballkanit (1-2), kurse edhe sot arriti fitore (2-0).

Kapiteni Lpaidar Lladrovci e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 17-të, kurse golin e dytë dhe të fundit e shënoi Artur Magani, në minutën e 82-të. “Nikli” ka rastin që në këtë edicion të jetë fitues i Kupës dhe titullit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Porto, Iker Casillas është dërguar me urgjencë në…