Feronikeli përgatitet për derbin ndaj Prishtinës

28 gusht 2019 | 12:54

Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës, ndaj Prishtinës.

Takimi zhvillohet në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të shtunën nga ora 16:00.

“Trajneri, Vukiqeviq dhe futbollistët e tij, janë dukur në formë të mirë në stërvitjet e skuadrës, për derbin e fundjavës. Për ndeshjen e së shtunës, klubi ka nevojë për përkrahje masive nga tifozeria, e cila si gjithmonë është futbollisti ynë i 12-të”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte…