Feronikeli prezanton trajnerin e ri

01 nëntor 2019 | 17:36

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka prezantuar trajnerin e ri.  Pasardhës i Dejan Vukiqeviq do të jetë Agim Sopi. Ky i fundit e ka stërvitur sot skuadrën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe është njoftuar me futbollistët.

“Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trajnerit, gjatë viteve 2014-2017. Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona. Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi që një kohë të gjatë. Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikëri skuadrës tonë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Ka…