Ferrari dhe Mercedesi projektojnë shkëmbimin e pilotëve Leclerc – Hamilton

17 mars 2023 | 16:45

Nga Arabia Saudite, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e dytë sezonale e botërorit të Formulës 1, qarkullojnë zëra se Ferrari dhe Mercedesi mund të jenë protagonistë jo në pistë, por në merkato.

Po përflitet për mundësinë e shkëmbimit të pilotëve, me Charles Leclerc që do të kalojë nga Ferrari te Mercedesi, ndërsa Lewis Hamiltoni do të udhëtojë në drejtimin e kundërt. Këta zëra lidhen me faktin se kontrata e pilotëve skadon në fund të këtij sezoni dhe të dy janë të pakënaqur me makinën që kanë në dispozicion.

Leclerc u tërhoq në garën e parë, ndërsa Hamiltonin doli i pesti, pa pasur mundësi të duelojë për podiumin. Për momentin këto janë thjesht zëra dhe asgjë nuk duket e vërtetë, por “ku ka zë nuk është pa gjë”. Leclerc ka thënë: “Nuk e di nga dalin këta zëra, ndoshta duan të na vënë në vështirësi. Te Ferrari jemi të gjithë bashkë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “YouTube” ka thënë se i ka larguar kufizimet ndaj…