Ferrari e ‘blindon’ Leclercin

24 dhjetor 2019 | 11:23

Ferrari “blindon” zyrtarisht Charles Leclerc deri në vitin 2024. Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë mëngjesin e kësaj të hëne, me pagën e pilotit francez të trefishuar.

Pra, kontrata ekzistuese me “Kokëkuqen”, që skadonte në vitin 2021, është zgjatur edhe tre vjet të tjera. Kampionati i parë botëror me Ferrarin ishte shumë pozitiv për Leclerc, i cili e mbylli në vendin e katërt me dy Çmime të Mëdha dhe 7 “pole position”.

Bëri më mirë se shoku i tij i skuadrës, gjermani SebastianVettel, që fiton 35 milionë euro në vit. Kjo ishte një arsye më shumë pse i duhet rritur ndjeshëm paga.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën me Ferrarin. Sezoni që mbylla si pilot i skuadrës më prestigjioze në Formula 1 ishte për mua si ëndërr. Po pres me padurim ta thelloj marrëdhënien, tashmë të fortë, që më mban të lidhur me skuadrën pas një viti 2019 intensiv dhe plot emocione. E pres me padurim të ardhmen.I gatshëm për ta nisur sezonin e ri”, ka thënë Leclerc.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LULZIM SAHITI Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike…