Festa e Abetares këtë vit u festua me moton “Ne festojmë të bashkuar”

17 maj 2019 | 14:53

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar të premten manifestimin tradicional  Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”, e cila është mbajtur në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.  Në këtë manifestim, të pranishmëve u janë drejtuar me fjalë rasti, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini.

Ministri Bytyqi, pasi uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për këtë festë të rëndësishme, e cila shënon hapin e parë të fatosave drejt dijes, tha se, ndjehet i lumtur që në këtë ditë festojnë bashkë nxënësit nga të gjitha trojet shqiptare, brezi i cili do të ndërtojë të ardhmen e përbashkët.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shumë e rëndësishme që të kaloni pak kohë me…