Festa kthehet në tragjedi, 3 viktima dhe 4 të plagosur në SHBA

03 prill 2021 | 19:55

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur në një festë të organizuar në shtëpi në Wilmington, SHBA.

Shefi i Policisë Wilmington, Donny Williams tha se incidenti ndodhi rreth mesnatës. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia po heton shkaqet, ndërsa tha se nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen tragjike.

Ky është incidenti i katërt në më pak se tre javë në SHBA, ku një i armatosur në Kaliforninë jugore vrau katër persona. Vetëm një javë më parë, një person i armatosur në Boulder, Colorado, vrau 10 persona në një supermarket.

Ndërsa para dy javësh, një person i armatosur në zonën e Atlantës vrau tetë persona, shumica prej tyre gra me origjinë aziatike./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani është parë duke hyrë në sallën ku po…