FFK-ja: Ademi është zgjedhur për mandatin 4-vjeçar

09 dhjetor 2019 | 13:45

Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i kryetarit Agim Ademi.

FFK-ja poashtu publikuar edhe interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike (organ i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve) si dhe shkresën zyrtare nga UEFA, me të cilën konfirmohet se Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për të mos lejuar më konfuzitet artificial e konsideron këtë çështje të mbyllur. Zgjedhjet për anëtarë të KE të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendi për anëtarë të KE-së në harmoni me statutin e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Proces verbalet mund t’i gjeni KËTU

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andy Ruiz të shtunën në mbrëmje u mposht nga Joshua…