FFK-ja ia shtynë Ballkanit derbin ndaj Prishtinës, kjo është arsyeja

25 tetor 2022 | 16:23

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se derbi i madh i Superligës së Kosovës në mes të Ballkanit dhe Prishtinës, i paraparë për t’u zhvilluar të dielën që po vjen është shtyrë.

Kjo për shkak se klubi nga Suhareka të enjten e zhvillon ndeshjen e Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Slavia e Pragës.

“Komisioni i Garave i Superligës ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 30 tetor. Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, KG do të vendosë së shpejti”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF)…