FFK-ja: Largojeni veturat përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

24 mars 2019 | 14:02

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, Kosovë – Bullgari, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato më së largu deri të hënën në mëngjes në orën 07:00.

Sipas njoftimit të Federatës, çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv Kim Kardashian është fotografuar nga paparacët teksa kthehej…