FFK-ja, marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit

13 shkurt 2019 | 16:26

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina. kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parasheh promovimin e edukimit të të rinjve nëpërmjet futbollit për një mjedis të shëndetshëm për gjeneratat e ardhshme.

“AMMK nëpërmjet donatorëve të saj do ta mbështesë FFK-në me mjete logjistike, staf dhe trajnime për edukim dhe ngritje të vetëdijes mbi rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm. AMMK do të dhurojë fidane për gjelbërim të qendrave sportive, kontinierë për mbeturina, do të mbështesë fushatat promovuese dhe reklamat televizive që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e të rinjve për mjedis të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo marrëveshje parasheh që FFK-ja dhe sportistët të jenë ambasadorë të mjedisit, duke promovuar rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm dhe të jenë pjesëmarrës në fushatat dhe aktivitetet e promovimit të AMMK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e publikuar në Facebook nga LADbible, tregon se…