FFK-ja: Ndeshja FC Prishtina – FC Liria zhvillohet në Hajvali

15 shtator 2023 | 14:30

Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie ka demantuar skuadrën e Prishtinës në lidhje me lajmin se ndeshja e fundjavës Prishtina-Liria do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. FFK-ja bën me diej se kjo ndeshje do të zhvillohet në Hajvali.

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë me kohë ka njoftuar FC Prishtina se ndeshja e javës së 5-të në Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Prishtina dhe FC Liria, nuk do të mund të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ngase menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, FFK ka filluar me procesin e riparimit të fushës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më pas në njoftimin e Federatës së Futbollit thuhet se FFK-ja si zakonisht i ka dalë në ndihmë FC Prishtina, duke ia vënë në dispozicion stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional të FFK-së për zhvillimin e kësaj ndeshje, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara të këtij edicioni.

“Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja në fjalë të zhvillohet më 17 shtator, në orën 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali. Pas kësaj jave, sipas ekspertëve të fushës, përfundon faza e rikuperimit të fushës dhe do të mund të rifillojë zhvillimi i ndeshjeve të Superligës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, thuhet me tej në njoftimin e Federatës së Futbollit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti protestë para…