FFK-ja organizon kursin e radhës për Licencën UEFA Fitness B

24 prill 2026 | 16:02

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë për Licencën UEFA Fitness B.

Ky kurs përfshin: Ligjërata teorike, punë praktike dhe provime përfundimtare.

Kursi do të zhvillohet në 4 module:

Moduli i parë 15.06.2026

Moduli i dytë 17–19.08.2026

Moduli i tretë 14–16.09.2026

Moduli i katërt 14–16.10.2026

Kursi përfshin edhe monitorimet në klube gjatë muajve Korrik –Gusht 2026.

Faza e provimeve: 15 nëntor –17 dhjetor 2026

Kriteret e pranimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

Formularin e aplikimit

Vërtetim nga Policia për gjendjen penale

Certifikatë shëndetësore nga QKMF

Kopje të Licencës UEFA C

Dëshmi mbi edukimin (Bachelor në Shkenca Sportive)

Dëshmi të përvojës si trajner i fitnessit.

Kërkesat gjatë kursit: Pjesëmarrje aktive në teori dhe praktikë; Përgatitje fizike e përshtatshme.

Kursi përfundon me provime në fund të fazës mësimore. Kandidatët që i kalojnë provimet me sukses pajisen me Licencën UEFA Fitness B.

Kjo licencë është parakusht për Licencën UEFA Fitness A.

Pagesa: 700 € për person

Aplikimi bëhet online ose duke i dorëzuar dokumentet në zyrat e FFK-së.

Email: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 24.05.2026

Numri i pjesëmarrësve: Maksimumi 24 kandidatë

Aplikimet e vonuara ose të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 23 dhe 24 prill 2026, pas përfundimit të të…