FFK-ja shpërndau topa për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

23 tetor 2018 | 14:54

Për të siguruar një top unik për zhvillimin e ndeshjeve kampionale, Federata e Futbollit të Kosovës, sot ua shpërndau nga 10 topa klubeve të IPKO Superligës dhe nga pesë topa klubeve të Ligës së Parë, të cilët ua dorëzuan kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu.

“Kjo nuk është ndonjë ndihmë e madhe, por se jemi duke u përpjekur që të bëjmë një top unik për tërë ligën dhe besoj që shpejt do të kalojë në një brend të pastër të FFK-së. Jemi duke u përpjekur që jo vetëm t’i mbështesim klubet por edhe ta ngrehim nivelin e ligës që është kërkesë edhe e UEFA-s”, ka thënë Ademi, i cili përfaqësuesve nga Liga e Parë iu ka bërë me dije se as ky rang garash nuk është lënë anash nga Federata e Futbollit.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, i cili tani…