FFK-ja telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit të ri të 2 Korrikut, Leon Syla

30 mars 2023 | 11:07

Federata e Futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes Syla për humbjen e djalit të tyre, futbollistit të ri të 2 Korrikut, Leon Syla .

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar sikur Leoni”, thuhet në telegramin ngushëllues të FFK-së.

“E nderuar Familje Syla! Të nderuar drejtues dhe staf i FC 2 Korriku! Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, futbollistit të FC 2 Korriku, Leon Syla. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar sikur Leoni. Ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit. Leoni ishte shembull i vërtetë luftaraku, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në betejën e tij me sëmundjen e rëndë. Sot të gjithë jemi me lot në sy dhe dhimbje në zemër, por shpresojmë që kujtimet e bukura dhe sukseset e Leonit do të jenë burim ngushëllimi dhe force për Ju për ta përballuar dhimbjen e madhe.
Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. I përjetshëm qoftë kujtimi për Leonin!”, përfundon telegrami ngushëllues i FFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka mbledhur grupin…