FHK-ja: Edicioni 2022/2023, i suksesshëm

09 qershor 2023 | 15:16

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini bordi analizoi kampionatin që tashmë ka përfunduar dhe mori vendime të rëndësishme.

Edicioni 2022/2023 është vlerësuar shumë i suksesshëm, ndërsa është premtuar angazhim maksimal për avancim të mëtejmë. Ndërkohë, sipas autorizimit nga Kuvendi i fundit i Punës, bordi mori vendim që sistemi i garave të mbetet ai që ishte në edicionin 2022/2023.

Ky vendim u mor pas një diskutimi të gjerë, ku kishte argumente pro dhe kundër. Bordi i Federatës së Hendbollit ka shqyrtuar dhe ka aprovuar raportin e Komisarit të garave. Është vlerësuar puna e komisarit Isak Osmani dhe u vendos që të njëjtit t’i besohet detyra e ndjeshme edhe në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024. Bordi i FHK-së po ashtu mori vendim që afati i rregullt kalimtar të fillojë më 15 qershor dhe të përfundojë më 15 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në…