FIBA kërkon edukimin e trajnerëve

06 nëntor 2019 | 16:20

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) së fundi ka kërkuar nga Federatat Nacionale të saj t’i inkurajojnë trajnerët nëpër shtetet e tyre për të shfrytëzuar platformën e saj të përgatitur enkas për trajnerë: Coaches Education Platform http://www.fiba.basketball/wabc.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe një herë kërkon nga trajnerët e saj ta shfrytëzojnë këtë platformë për të fituar njohuri të reja për basketbollin, apo edhe për t’i përditësuar ato. Në të njëjtën kohë FBK-ja i inkurajon trajnerët e saj për të shfrytëzuar edhe platformën për trajnerë të FIBA Evropës të ashtuquajtur FECC (FIBA Europe Coaching Certificate) https://coaching.fibaeurope.com/default.asp.

Të dyja platformat janë më se të mirëseardhura për trajnerët, të cilët i inkurajojmë që të bëhen pjesë e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë dhe të investojnë në zhvillimin dhe edukimin e tyre për trajnerë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është…