FIBA nuk ndryshon datat për ndeshjet kualifikuese të Kosovës

25 qershor 2018 | 18:18

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019”, sipas orarit të paraparë.

Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë. Të dyja ndeshjet Kosova do t’i luajë me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku e ka humbur jetën basketbollisti, Gazmend Sinani dhe janë lënduar tre basketbollistë të tjerë, Fisnik e Granit Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti, Kujtim Shala, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) kishte kërkuar në FIBA që ndeshjet të moszhvillohen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, ka…