FIFA gjobitë Serbinë për Kosovën

07 dhjetor 2022 | 17:55

FIFA ka marrë tani më një vendin për Serbinë, teksa kjo e fundit në një ndeshje me Brazilin kishte shfaqur një flamur politik për Kosovën që e kishte paraqitur në zhveshtore.

Federata serbe vetëm është gjobitur nga FIFA me 20 mijë franga zvicerane për këtë gjest të shtetit ballkanas në duelin e Grupit B.

Në fakt, serbët kishin shfaqur flamurin e tyre mbi hartën e Kosovës dhe me shkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Ai flamur ishte shfaqur edhe në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Brazilit, të cilën e humbi Serbia 2:0.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për këtë veprim të Serbisë, e cila kishte varur flamurin mbi dollapët e dy lojtarëve të saj më 24 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A. me datë…