FIFA mund ta zgjasë në 7 muaj afatin kalimtar të futbollistëve

25 mars 2020 | 19:18

Jo vetëm kampionatet dhe Kupat e Evropës, UEFA dhe FIFA po studiojnë çdo aspekt të futbollit, në momentin që do të rinisë pas emergjencës së koronavirusit përfshirë këtu edhe merkaton e transferimeve.

Humbjet ekonomike që kanë pësuar klubet e futbollit gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë të mëdha aq sa kanë vënë në dyshim edhe ekzistencën e tyre në liga më të ulëta. Humbjet ekonomike mund të bëhen faktor edhe për transferimet e mëdha në merkato dhe për këtë arsye FIFA po mendon ta zgjasë në plot 7 muaj sesionin veror të merkatos.

Merkatoja mund të nisë në 1 korrik dhe mund të përfundojë në muajin janar në të njëjtën periudhë kur mbyllet merkato e dimrit. FIFA ende nuk ka vendosur por kjo është një hipotezë konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti në fjalën e tij në Kuvendin e…