FIFA rimodelon Botërorin e klubeve

01 shkurt 2019 | 13:03

E ardhmja e futbollit të klubeve mund të ndryshojë në mënyrë rrënjësore të nesërmen e këshillit të FIFA-s, pasi takimi i programuar në mars në Majemi do të prekë shumë turne, mes të cilëve dhe botërorin.

FIFA nuk ka vendosur ende se kur do të mbahet edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës për klube dhe duket se pikërisht formati i këtij turneu synohet të bëhet shumë më tërheqës si për klubet, ashtu edhe për tifozët.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dëshiron ta bëjë ketë turne të ngjashëm me Kupën e Botës, mirëpo deri tani ka hasur në oponencën e UEFA-s. Zvicerani që pasoi bashkëkombësin e tij Blater po kërkon të lërë gjurmë përmes reformave rrënjësore, dhe pikërisht këtë turne, e cilëson të vjetër në format dhe në imazh. Ideja e Infantinos mund të bëhet realitet në rast se ajo e merr miratimin e Këshillit të FIFA-s në mars, garë e cila do të zhvillohej çdo dy apo tre vjet dhe ku do të përshiheshin së paku 24 klube.

“Propozoj që ta bëjmë një kupë bote të vërtetë e cila do ti japë të drejtën e pjesëmarrjes të gjithë kontinenteve”, ka deklaruar Infantino.

Këshilli i FIFA-s pritet të mbështesë edhe rikthimin e Kupës Interkontinentale, ndërsa pritet të miratohet edhe propozimi i Infantinos që Kupa e Botës në të ardhmen të ketë 48 ekipe dhe ky plan të zbatohet që nga turneu i 2022 në Katar.

Por risitë nuk ndalen këtu. Reagimet pozitive ndaj Ligës së Kombeve, kanë bërë që edhe FIFA ta shqyrtojë mundësinë e përdorimit të një formati të ngjashëm që do zëvendësonte Kupën e Konfederatave. Në një vit elektoral si 2019, gjithçka justifikohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës nga e premtja nuk mund të bëjë…