FIFA ul ndjeshëm çmimet e biletave për ndeshjet gjysmëfinale në SHBA

06 korrik 2025 | 11:34

Interesimi më i ulët seç pritej për disa ndeshje të Kupës së Botës për Klube ka shtyrë FIFA-n të bëjë ndryshime të mëdha në politikën e çmimeve të biletave për fazën gjysmëfinale të turneut.

Ndeshja mes Chelseat dhe Fluminenses, që zhvillohet të martën në stadiumin “MetLife” në New Jersey, do të ketë një ulje drastike të çmimit të biletave standarde.

Nga gati 474 dollarë, sa ishte çmimi javën e kaluar, tani ato kushtojnë vetëm 13.40 dollarë, sipas agjencisë AP.

Për ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridit, që luhet të mërkurën në të njëjtin stadium, çmimi më i lirë i biletës është vendosur në 199.60 dollarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një…