Filipçe: Nuk e dimë si është infektuar me koronavirus personi i paralizuar nga Tetova

26 mars 2020 | 18:54

Tre pacientë të shëruar dhe tre vdiqën si dhe 201 të infektuar deri më tani është bilanci tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa vajza 4-vjeçare në Shtip është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sa i përket pacientit nga Tetova i cili qëndronte në Kozle, Filipeçe tha se ai ka qenë i palëvizshëm dhe nuk ka infketuar personelin mjekësor.

“Pacienti qëndroi për dy javë, por ishte i palëvizshëm dhe kishte vetëm një vizitë. Më pas, është lëshuar nga spitali u testua dhe iu referua Klinikës Infektive. Një numër shumë i vogël i pacientëve. 14 punonjës të shëndetit dhe 4 pacientë janë ekzaminuar pa simptoma, u përgjigj Filipce

Sipas Filipçes, pacienti ka dalë pozitiv, dhe dhjetë anëtarë të familjes së tij janë duke u testuar, por të gjitha rezultatet e deritanishme kanë qenë asimptomatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Francës, Michel Hidalgo ka vdekur në moshën 87…