Filloi asfaltimin i rrugës që lidh tri lagje të fshatit Banjë

12 gusht 2021 | 12:42

Në fshatin Banjë të komunës së Malishevës ka filluar asfaltimi i rrugës së gjatë afër dy kilometra, e cila lidhë lagjet Telakt e Malit, Shala dhe Limaj, si dhe me rrugën kryesore në fshat.

Asfaltimin e kësaj rruge, e cila ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, drejtori i Emergjencave, Hafir Rexha dhe shefi i njësisë së prokurimit, Nuhi Shala, të cilët janë takuar edhe me banorët e lagjeve dhe përfaqësuesit e tyre, përkatësisht përfaqësuesin Hamit Limaj.

“Më vjen mirë që kjo rrugë po përfundon së ndërtuari, pasi ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të këtyre lagjeve, sepse lidh këto lagje dhe shkurton rrugën e lëvizjes, e po ashtu kjo rrugë ka rëndësi të madhe edhe për bujqit, pasi krijohet lehtësi edhe për qasje në pjesën fushës bujqësore. Ju banorë të Banjës, e në veçanti të këtyre lagjeve, ta gëzoni rrugën”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se rregullimi dhe asfaltimi i kësaj rrugë, është pjesë e investimeve kapitale që janë duke u realizuar në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, dhe kjo rrugë është e gjatë rreth dy mijë metra, dhe mundësohet nga buxheti i komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë debatit…