Filloi finalja Francë – Kroaci

15 korrik 2018 | 17:00

Ka filluar ndeshja e shumë pritur finale e Kupës së Botës “Rusi 2018”, ku po takohen Franca dhe Kroacia.

Francezët e kanë fituar një herë Kupën e Botës në vitin 1998, dhe tash synojnë të fitojnë këtë trofe për herë të dytë. Në anën tjetër Kroacia për herë të parë e ka shijuar kualifikimin në finale dhe synim i saj është që trofeun e më të mirit në botë ta sjell në Ballkan.

Duhet cekur se në gjysmëfinale Franca e mposhti Belgjikën me rezultat 1-0, kurse Kroacia e mposhti Anglinë pas vazhdimeve (2-1). Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Luzhniki” në Moskë dhe po drejtohet nga gjyqtari Nestor Pitana.

Ndërsa para finales ka përformuar edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ashtu sikurse edhe në ceremoninë hapëse të kampionatit.

Formacionet zyrtare:

Francë: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Kante, Matuidi, Griezmann, Mbappe, Giroud.

Kroacia: Subasiq, Vrsaljko, Striniq, Lovren, Vida, Rakitiq, Modriq, Brozoviq, Perisiq, Mandzukiq, Rebiq.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Fundjavë e këndshme me mikun tim, presidentin Thaçi, në Drenicë!”,…