
Filloi ndeshja Ballkani – Slavia Pragë
27 tetor 2022
| 21:01
Ka filluar ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Pragës, e vlefshme për grupet e Conference League.
Ende nuk është mbyllur asgjë në grupin e tyre, me Ballkanin që ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, po aq sa vendi i tretë që është Slavia Praga.
Vendi i parë dhe i dytë zihet nga Sivasspor dhe CFR Cluj me nga 7 pikë. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur, dhe për Ballkanin është ende e hapur për një kualifikim të mundshëm.