Filloi ndeshja Feronikeli – Prishtina

07 nëntor 2018 | 13:30

Ka filluar ndeshja me e rëndësishme e sezonit vjeshtor në IPKO Superligën e Kosovës në futboll në mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Këto dy skuadra janë favorite për titull dhe ndajnë dy pozitat e para, prandaj synim i tyre në këtë përballje janë marrja e maksimumit të pikëve. Feronikeli është i favorizuar nga terreni vendas, por kryeqytetasit besojnë se mund të renditen të parët në tabelë pas kësaj xhiro. Përndryshe atmosfera në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është mjaftë e mirë, pasi numri i shikuesve është shumë i madh.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Ahmeti, Dabiqaj, Da Silva, Rexha, Hoti, Fazliu. Trajner: Zekirija Ramadani.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Dallku, Bekteshi, Bashiru, Boshnjaku, Miftaraj, Jamal, Korenica, Morina, Khalid. Trajner: Mirel Josa.

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka…