Filloi ndeshja Gjeorgji – Kosovë

02 shtator 2021 | 18:02

Ka filluar ndeshja në mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Dardanët” në dy ndeshjet e para pësuan humbje, fillimisht nga Suedia në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 0-3, kurse më pas edhe nga Spanja me rezultat 3-1.

Në këtë ndeshje, Kosova është në kërkim të fitores së parë për kualifikueset e Kupës së Botës. “Duhet t’ia fillojmë mirë, pasi loja e parë është e rëndësishme. Kundërshtari ka një ekip të mirë që ka shkuar deri në fund në kualifikime për Evropian, do të jetë lojë e vështirë sidomos pasi është jashtë, por kemi besim në vete dhe do t’ia nisim mirë. Na presin ndeshje të vështira me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën, por në dy ndeshjet e tjera jemi në shtëpi, e ndiejmë veten gjithmonë mirë kur luajmë në stadiumin tonë kështu që loja e parë është më e rëndësishme për ta marrë ritmin dhe për të krijuar atmosferë. Shumica e lojtarëve janë në formë dhe ma merr mendja që jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje”, ka thënë mesfushori Valon Berisha dy ditë para kësaj ndeshje.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova është e fundit në Grupin B me 0 pikë. Ndërsa të dielën do të përballet me Greqinë në Prishtinë, kurse tri ditë me vonë në “Fadil Vokrri” e pret edhe Spanjën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special…