Filloi ndeshja Llapi – Buduçnosti

14 korrik 2022 | 20:02

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka filluar ndeshja mes Llapit dhe Buduçnostit, e vlefshme për ndeshjen kthyese të rrethit të parë në fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më herët, skuadra malazeze e mposhti skuadrën e Llapit me rezultat 2-0, por djelmoshat e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina janë gati të për të përmbysur këtë rezultat.

Stadiumi është i mbushur me shikuese të cilët do t’i japin mbështetje të madhe klubit që doli fitues i Kupës, derisa tifozëve të Buduçnostit iu është ndaluar hyrja. Vendimi është marrë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Malit e Zi me arsyen se tifozët kishin bërë provokime të vazhdueshme dhe se mund të ishte rrezik që situata të eskalonte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë…