Filloi ndeshja Shqipëri – Kosovë

15 tetor 2019 | 19:00

Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes Kombëtares së Shqipërisë U21 dhe Përfaqësueses së Kosovës U21.

Kjo ndeshje po zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe cilësohet si një derbi vëllazëror pasi të dyja skuadrat kanë të gjithë futbollistët shqiptarë.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Sherif Kallaku. Ky i fundit ka thënë se nuk e sheh ndeshjen si vëllazërore, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk vlen brenda 90 minuta, por vetëm pas përfundimit të ndeshjes. “Ata kanë më shumë pikë se ne, por duhet ta shikojmë thjesht si një ndeshje të radhës, ku duhet t’i marrim tri pikët. Për ne është detyrim. Lideri i skuadrës? Të gjithë, të 11 lojtarët, jemi liderë. Kosova, një derbi apo ndeshje vëllazërore? Nuk do të futemi si në një ndeshje vëllazërore, por për ta fituar. Është një derbi ku gjëra të tipit ‘jemi vëllezër’ nuk vlejnë brenda 90 minutave. Pas ndeshjes jemi vëllezër dhe rrimë së bashku”, ka deklaruar Kallaku.

Ndërsa futbollisti i Kosovës, Eris Abedini, ka thënë se: “Është një ndeshje ndryshe nga të tjerat, ngaqë në fushë të gjithë do të jemi vëllezër të një kombi. Mirëpo kjo nuk na intereson, pasi e kemi një objektiv para vetes për ta fituar ndeshjen dhe për ta vazhduar ëndrrën e kualifikimit në evropian. Sigurisht se do të jetë ndeshje e vështirë dhe Shqipëria do ta japë maksimumin, por ne synojmë ta bëjmë lojën tonë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet. Mendoj se pika jonë e fortë është fakti që luajmë me zemër, kemi cilësi dhe e lëmë shpirtin në fushë për 90 minuta”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në…