Kurti takon Minxhozin: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër

15 tetor 2019 | 18:41

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, “ambasadori Minxhozi e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime”.

Me tej në këtë njoftim theksohet se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për urimin dhe e njoftoi atë për nismat që do t’i ndërmarrë qeveria e re në funksion të sovranizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit të Kosovës e Shqipërisë.

“Ne do të angazhohemi që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, ka theksuar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare…