Filloi Prishtina – Fola Esch  

19 korrik 2018 | 19:00

Filloi ndeshja e Ligës së Evropës në mes Prishtinës dhe Fola Esch.

Skuadra më e madhe në Kosovë, Prishtina, kërkon fitoren në këtë ndeshje në mënyrë që të kualifikohet për raundin e dytë të kësaj gare. Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Emile Mayrisch” në Luksemburg kishte përfunduar 0-0.

Përkrahja për skuadrën e Prishtinës është e madhe nga “Plisat”, kurse dje në konferencë për medie, trajneri Mirel Josa dhe kapiteni Armend Dallku janë shfaqur optimizëm, por kanë kërkuar që skuadra të jetë e përqendruar, pasi kundërshtari ka përvojë ndërkombëtare dhe mund të jetë i rrezikshëm në çdo rast.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i fundit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe…