Fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Agim Ramadani”

20 tetor 2020 | 14:39

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Bajram Kelmendi”, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Qamil Hoxha” (Lokacioni te Pishat).

“Punimet po vazhdojnë dhe pritet të përfundohen sipas planifikimeve”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  DAUT DAUTI   Denzel Washington është njeri tejet inteligjent…